AktualitetRajoniTë fundit

Fqinjët italianë spiunojnë shqiptarin, i kapin 56 kg kanabis në banesë dhe 110 mijë euro cash

Policia italiane e Milanos ka sekuestruar në një banesë rreth 56 kg hashash e 110 mijë euro cash.

Në pranga është vënë pronarja e banesës, një shtetase rumune 31 vjeç dhe është shpallur në kërkim bashkëjetuesi i saj shqiptar.

Hashashi ishte i konfeksionuar në rreth 100 pako të vogla.

Kanë qënë fqinjët e pallatit ku jetonte çifti trafikant,të cilët kanë sinjalizuar forcat e rendit mbi

aktivitetin e paligjshëm të tyre.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe çelësat e një apartamenti tjetër. Gjatë kontrollit në banesën e dytë janë gjetur disa gramë kokainë, e substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës.

Policia italiane ka sekuestruar telefonat celularë dhe tabletët elektronik në zotërim të shtetases rumune, si dhe ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëe të çiftit të trafikantëve.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është shpallur në kërkim.

 

Fraksion.com