Trafikanti i penduar, tregon se punonte për një polic
Një trafikant droge i penduar ka treguar sot në gjykatë se si prej disa vitesh, prej vitit 2011 kishte punuar si transportues hashashi për llogari të një oficeri policie. Ai merrte një pagese për ta çuar drogën në fillim nga porti i Vlorës në Itali, e më pas nga ai i Durrësit, deri sa u kap në vitin 2017.
Gjykimi po zhvillohej ndaj tetë personave të arrestuar për trafikimin e 2.5 ton canabis të sekuestruar në Ankona gjatë 2017-s.
Dëshmitari i drejtësisë i tha Gjykatës se për ngarkesa që kaloi përmes Portit të Durrësit kishte si destinacion Gjermaninë. Sipas dëshmitarit kjo ngarkesë do të pritej nga i pandehuri Ermir Hoti. “Ne nuk arritëm- tha dëshmitari – të zhbllokonim kamionin në Itali që po mbahej për mungesë dokumentacioni”.
“Së bashku me Jurdi Bedinajn telefonuam organizatoret e grupit të cilët na thanë se do të dërgonin një kamion tjetër, i cili do të ndërrohej në portin e Ankonës”, ka treguar ai.
Dëshmitari tregoi se për këtë çështje ishte mes organizatoreve edhe ish-polici Festim Lelaj.
I pandehuri Demo Progonati u nis nga Shqipëria dy ditë pas kësaj me një kamion të dytë të ngarkuar me pelet, e parkoi pranë kamionit me drogë dhe më pas i jep dokumente për të kryer ndërrimin e kamionëve shtetasit Dhimo Koraj.
Në datën 10 janar 2017, Koraj ndërron trajlerët dhe targat e kamionëve, duke lënë ngarkesën me pelet e duke marrë më pas ngarkesën me drogë.
Dëshmitari i drejtësisë tha se pas bllokimit të ngarkesës nga italianët, ai u kthye në Shqipëri, ku edhe ishte rrëmbyer duke u mbajtur peng nga anëtaret e grupit.
“Më mbajtën të lidhur dhe me maskë në koke për 3 ditë”, kujtoi dëshmitari
Por dëshmitari ka rrëfyer edhe për episode të tjera të trafikut të drogës nga vitit 2011.
Aurel Lazaj tha se ai kishte marrë porosi për transport gjatë vitit 2011, drogën e transportoja përmes Portit të Vlorës dhe për çdo rrugë paguhesha nga 400 deri në 500 euro.
Por këto episode janë detaje të reja për grupin kriminal që ka në kërkim edhe disa persona të tjerë. Për këtë arsye avokatët kërkuan kohë për të ngritur pyetje ndaj dëshmitarit të mbrojtur./TCH
Fraksion.com