AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s, Stoltenberg, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u bashkua me udhëheqësit e botës në Nju Jork të martën më 25 shtator 2018, për të marrë pjesë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Të martën, Sekretari i Përgjithshëm u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Sekretari i Përgjithshëm tha pas takimit, “NATO dhe Rusia kanë mosmarrëveshje serioze në një numër çështjesh, të cilat e bëjnë dialogun tonë edhe më të rëndësishëm. Sot kemi diskutuar qëndrimin dhe ushtrimet ushtarake, duke përfshirë ushtrimin e fundit të Rusisë Vostok si dhe unë gjithashtu ngrita shqetësimet e NATO-s për veprimet e vazhdueshme agresive të Rusisë në Ukrainë dhe shpreha solidaritetin e fortë të NATO-s me Mbretërinë e Bashkuar pas sulmit në Salisbury. Ministri Lavrov dhe unë ramë dakord të vazhdojmë kontaktet tona. ”

Më vonë të martën,  Stoltenberg u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB António Guterres. Të dy krerët përshëndetën bashkëpunimin në mes të NATO-s dhe OKB-së. Ata gjithashtu këmbyen mendime mbi Ballkanin Perëndimor dhe situatën e sigurisë në Afganistan.

NATO dhe Kombet e Bashkuara e përforcojnë njëra tjetrën, si organizata të angazhuara për të trajtuar sfidat e sigurisë dhe për të mbështetur rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare. Gjatë dekadës së fundit, të dy organizatat kanë rritur bashkëpunimin, duke punuar ngushtë për të mbështetur Afganistanin dhe Irakun. NATO gjithashtu ka premtuar mbështetje për operacionet paqeruajtëse të OKB-së, duke përfshirë për të luftuar pajisjet shpërthyese të improvizuara.

Sekretari i Përgjithshëm u takua edhe me kryetarin e Bashkimit Afrikan (AU), Presidentin Paul Kagame. NATO ka bashkëpunuar me AU që nga viti 2005, duke përfshirë sigurimin e ajrit dhe logjistike, si dhe planifikimin e mbështetjes për misionin e AU në Somali. Të dy liderët ranë dakord të shqyrtonin thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Sot, Sekretari i Përgjithshëm do të mbajë një fjalim mbi rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit. Pas 11 shtatorit, NATO thirri klauzolën e saj të mbrojtjes kolektive – Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit – për herë të parë, në mbështetje të Shteteve të Bashkuara. Kjo çoi në operacionin e Aleancës në Afganistan, më i madhi i saj ndonjëherë. Në vitin 2015, NATO mori një copë çeliku nga Kullat Binjake, I cili ekspozohet në selinë e re të Aleancës në Bruksel, si Memoriali i11 shtatorit dhe Neni 5.

Takim dypalësh i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg duke u takuar me Paul Kagame, Kryetar i Bashkimit Afrikan dhe President i Ruandës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

 

Fraksion.com