AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, vizitorët e huaj: Ja krahasimi me vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat faktike sipas INSTAT mbi Shqipërinë turistike për periudhën janar-gusht 2018.

Në gusht të këtij viti u regjistruan 27% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që sa i takon shifrave të 8-mujorit regjistrohet një rritje prej 16.8% e vizitorëve të huaj.

Konkretisht, në vitin 2017 u regjistruan 1 142 198 vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2018 u regjistruan 1 449 952 vizitorë të huaj.

Po ashtu, sa i takon shifrave të 8-mujorit, në vitin 2018 u regjistruan 16.8% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar. Konkretisht për periudhën janar-gusht 2017 u regjistruan 3 765 515 vizitorë, ndërsa për periudhën janar-gusht 2018 u regjistruan 4 397 638 vizitorë.

Rritja më e lartë e vizitorëve regjistrohet nga Gjermania me 82.5 % vizitorë.

 

“MIRËMËNGJES 

dhe me këtë videoinformacion mbi rritjen e ndjeshme të vizitorëve e turistëve të huaj në vendin tonë për 8 mujorin e këtij viti, krahasuar me një vit më parë, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan Kryeministri Rama.

 

Fraksion.com