AktualitetTë fundit

Tiranë, qendra masazhi të kthyera në fole prostitucioni

Policia e Tiranës pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar një bazë prostitucioni në një qendër estetike.

Nga operacioni kanë rënë në pranga disa vajza, ndërsa prostitucioni ushtrohej prej më shumë së një viti.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë

– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë

si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë

“Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.”

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.

 

Fraksion.com