Rama: Ja se çfarë do të diskutohet nesër për Buxhetin 2019
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, disa nga temat që do të trajtohen nesër në kuadër të diskutimeve për buxhetin 2019.
Ulje taksash, rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe në ushtri, këto janë disa prej piketave të buxhetit 2019, të cilat do të realizohen pas reformave të ndërmarra nga qeveria.
Ai thotë se kjo është një risi shumë domethënëse, por dhe një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse.
Statusi i z Rama në Facebook:
Diskutime të frytshme për buxhetin 2019👍Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/twitter/insta live😉, shkruan Kryeministri Rama.
Fraksion.com