Mbyllja e shkollës në Mengël; Banorët bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan
Banorët e fshatit Mengël kanë bllokuar aksin rrugor Librazhd -Elbasan dhe shkak është bërë mbyllja e shkollës 9-vjeçare në këtë fshat.
Ata kërkojnë hapjen e shkollës 9-vjeçare të mbyllur vitin e kaluar.
Rreth 300 nxënës të fshatit kanë bojkotuar procesin mësimor prej nisjes së vitit shkollor.
Ndërkohë sot pritet konferencë e kryetarit të Bashkisë Elbasan, i cili do të sqarojë qëndrimin në lidhje me këtë çështje.
Fraksion.com