Italia ashpërson politikën e migracionit
“Kriminelë” dhe”azilkërkues të rremë” përmes një dekreti të ri do të dëbohen më shpejt nga vendi, tha ministri i Brendshëm Matteo Salvini. Krahas Kishës Katolike kritika pati edhe nga partneri i koalicionit qeverisës.
Një qendrim për arsye humane, prej nga vitet e kaluara kanë qendruar në Itali rreth një e katërta e azilkërkuesve, në të ardhmen do të jetë vetëm një përjashtim. Edhe shpërndarja dhe strehimi i azilkërkuesve do të organizohet në qendra të mëdha pritjeje. Minorenët e pashoqëruar sipas qeverisë italiane do të shpërndahen në vend për të lehtësuar integrimin e tyre.
Salvini do ta shtrijë përdorimin e pistoletave-elektroshok
Nëfaqen e tij të Facebook-ut Salvini shkruan, “kriminelë” dhe “azilkërkeus të rremë” do të dëbohen më shpejt. Ligji i nxjerrë me dekret është, ispas tij “një hap përpara, për ta bërë Italinë më të sigurtë”. Ai kontribuon, që Italia “të bëhet më e fortë në luftën kundër mafies” dhe kundër kontrabandistëve.
Salvini gjithashtu iu referua rregullores së re, “terroristëve” t’u hiqet nënshtetësia italiane. Përveç kësaj dekreti u jep më shumë kompetenca autoriteteve të sigurisë dhe kufizon “kostot për një migracion të ekzagjeruar”, deklaron ministri në Facebook. Si një rregullore e re e politikës së sigurisë në dekret parashikohet ndër të tjera, përdorimi më i zgjeruar i pistoletave elektroshok. Do të lehtësohet gjithashtu lirimi i banesave të zaptuara, sepse shfuqizohet detyrimi për t’u ofruar një strehimore shtesë banorëve të margjinalizuar.
Edhe lëvizja pesë-yjet e kritikon dekretin
Dekreti duhet të hyjë në fuqi, sapo kreu i shtetit Sergio Mattarella ta nënshkruajë atë. Megjithatë edhe parkamenti brenda një afati prej 60 ditësh duhet ta votojë atë. Lidhur me dekretin e sigurisë është diskutar prej javësh në mediat italiane. dekreti është i diskutueshëm edhe brenda lëvizjes populiste pesë-yjet, e cila qeveri në koalicion me partinë e djathtë Lega të Salvinit.
Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore italiane, Nunzio Galantino, kritikoi, që politika e migracionit dhe sigurisë është përmbledhur në një dekret të vetëm. Kjo do të thotë, që një migrant “shihet si rrezik publik, pavarësisht se si sillet ai”, dekalroi përfaqësuesi i kishës. Kjo është “një shenjë e keqe”, tha ai.
Salvini është njëkohësisht shef i partisë ksenofobe Öega dhe zëvendëskryeministër. Ai përfaqëson një kurs të ashpër në politikën e migracionit dhe do ta kufizojë radikalishtnumrin emigrantëve që pranohen. Qëkurse ka marrë postin qeveria e djathtë-populiste në Itali në qershor anijet me refugjatë në brigjet italiane janë refuzuar të ankorojnë derisa vende të tjera të BE-së kanë shprehur gatishmërinë të marrin refugjatët./DW
Fraksion.com