“Foshnja e parë” e Zelandës së Re hyn në histori me paraqitjen në Kombet e Bashkuara
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë histori si e para udhëheqëse botërore që merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me foshnjen e saj të porsalindur në prehër.
Ndërsa ajo fliste, partneri Clarke Gayford mbante foshnjën tremuajshe, Neve te Aroha.
Kryeministrja vazhdon ta ushqejë me gji të bijën, gjë që ka bërë që Neve të udhëtojë me të në NJorkpër udhëtimin gjashtëditor.
E përditshmja “Herald“, shkruan se bashkëshorti i kryeministres, Clarke Gayford, i pranishëm në mbrëmjen, publikoi në Twitter akreditimin me të cilin bebes i është lejuar prania në event.
Akreditimi ka qenë i titulluar “Bebja e Parë e Zelandës së Re”.
“Për fat të keq, nuk munda t’i fotografoj fytyrat e befasuara të anëtarëve të delegacionit japonez kur hynë në dhomën ku po bënin ndërrimin e pampersit”, shkroi Gayford.
Kryeministrja Ardem, pritet t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 27 shtator dhe nuk do të ishte aspak surprizë nëse sërish shfaqet në shoqërinë e “bebes së parë të Zelandës së Re”.
Pas ish kryeministres së Pakistanit, Benazir Bhutto, Arden është kryeministrja e dytë që lind gjatë mandatit.
Fraksion.com