AktualitetKosovaTë fundit

“Drejtësia 2020” – ngjarja e fundit zyrtare për Greg Delawie

Prezantimi i planit “Drejtësia 2020″ ka paraqitur edhe ngjarjen e fundit zyrtare për ambasadorin amerikan në Kosovë në largim, Greg Delawie.

Vet Delawie e ka ndërlidhur ngjarjen e tij të fundit ku është ai paraqitur në detyrën e ambasadorit amerikan në Kosovë me përkushtimin e tij për sistemin e drejtësisë.

“Kam premtuar që do të punojë në çështjet e sundimit të ligjit deri në momentin kur do të largohem nga Kosova, prandaj ja ku jam. Kjo është ngjarja e fundit zyrtare e imja”.

“Sot tri institucionet kryesore të Sistemit të Drejtësisë kanë ndërmarrë një hap të guximshëm që të punojnë së bashku për të trajtuar problemet e Sistemit të Drejtësisë”.

“Ky është hap proaktiv, nuk bazohet në detyrimet ligjore por besoj se bazohet në dëshirën e sinqertë për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë, për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Kosovës”.

Delawie ka nxitur të gjitha institucionet përkatëse si dhe popullin kosovar që të angazhohen për një Sistem të Drejtësisë më efikas, njofton Klan Kosova.

“Nxis të gjithë këtu, institucionet, partnerët ndërkombëtarë, mediat dhe publikun për të pasë një vizion për të ardhmen e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë që i shërben në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky vizion është më se i domosdoshëm për t’iu ndihmuar që të krijoni të ardhmen që e dëshironi dhe e meritoni. Ndryshimi i njëmend kërkon përkushtim të njëmend por po ashtu kërkon edhe afate kohorë te caktuara dhe rezultate”.

“Më vjen mirë që po i shoh këto institucione duke u zotuar publikisht për të siguruar se Kosova ka Sistem të Drejtësisë të drejtë, të besueshëm dhe efikas që përmbushë të gjithë nevojat e qytetarëve të Kosovës deri në vitin 2020”.

“Më vjen mirë që kam mundësi që ta mbështes projektin “Drejtësia 2020” para se të largohem përderisa ju niseni në këtë mision për të mundësuar drejtësi më efikase në Kosovë”.

“Ambasada ime, publiku, shoqëria civile, mediat, të gjithë do t’iu vëzhgojnë që të sigurohen që ky përkushtim të nderohet”.

Delawie ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën.

“Largimi im nuk paraqet fundin e partneritetit të vendit tim me Kosovën, është tranzicion në fazën e ardhshme dhe ambasada vazhdon të mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me Kosovën për përmirësimin e sundimit të ligjit”.

 

Fraksion.com