AktualitetTë fundit

Shpërthim tritoli në shtyllën elektrike në Kalimash

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia thotë se i është vendosur eksploziv një shtylle të tensionit të lartë.

“Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kw, që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”, dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”, bën me dije policia.

Për shkak të errësirës veprimet do të kryhen në mëngjes.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com