Përsëri në burg kreu i opozitës ruse
U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku kreu një dënim 30 ditësh për një protestë të paautorizuar.
Navalni u burgos për një muaj pas një proteste që ai organizoi më 28 janar, në shkelje të ligjeve strikte të Rusisë që ndalojnë mbajtjen e eventeve publike pa autorizimin e organeve lokale. Ai akuzoi autoritetet se e kishin burgosur për ta ndaluar zhvillimin e një proteste tjetër kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.
Ishin me mijëra rusët nga i gjithë vendi që dolën në protestë dhe policia arrestoi rreth 150 vetë. Navalny ka kritikuar reformën e pensioneve që ka nxitur një valë të rrallë zemërimi publik në rusi dhe ka bërë që të bjerë mbështetja për presidentin Vladimir Putin në sondazhe.
Fraksion.com