Ministria e Infrastrukturës shpall fituesit për katër zona minerare; Dështon një tjetër
Katër kompani janë shpallur fituese për zona të ndryshme minerare, të shpallura me procedurën konkurruese të zhvilluar në muajin gusht . Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi katër fituesit ndërkohe që njoftoi se për të paktën një zonë procedura nuk ka qenë e suksesshme. Kjo e fundit është zona minerare nr. 315/7 ku oferta e vetme paraqitur nga “Globus Corporation Albania” sh.p.k u s’kualifikua.
Katër zonat me kompani fituese
Referuar njoftimeve të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rezulton që zona e parë për të cilën është shpallur fituesi është Nr. 275/6, për objektin Letitna, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji mineralit bakër, veprimtaria shfrytëzim, (ish leje minerare nr. 1013/2). Kompania fituese është “TETE ALBANIA TUNEL & MINING” për vlerën totale të investimit prej 99 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit bakrit 50 000 ton/vit.
Zona e dytë minerare me një ofertë fituese është Nr. 275/9, për objektin Gurth 3, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji mineralit bakër, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerar të vitit 2011. Fitues edhe në këtë rast është “TETE ALBANIA TUNEL & MINING” për vlerën totale të investimit prej 102 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit bakrit 30 000 tonë/vit.
Zona e tretë është ajo Nr. 277/6, për objektin Qafë – Buall, Qarku Dibër, lloji mineralit krom, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerare të vitit 2018. Fituese është shpallur kompania “Mara 2011” sh.p.k për vlerën totale të investimit prej 10 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit krom 4 000 ton/vit.
Fituesi I fundit I lejes për të drejtën e shfrytëzimit është kompania “PE & SA” SH.P.K për zonën minerare Nr. 428, për objektin Sinjë, Qarku Berat, lloji mineralit ranor silicor, veprimtaria shfrytëzim, e miratuar në planin vjetor minerare të vitit 2013 për vlerën totale të investimit prej 29 000 000 lekë dhe sasinë e prodhimit të mineralit ranor silicor 1 200 m3 /vit./Monitor
Fraksion.com