AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi shtyn sërish votimin për magjistratët

Kuvendi zhvilloi seancën e radhës plenare sot në orën 10:00, seancë në të cilën sërish mungonte opozita, e cila vijon bojkotin e nisur që në 3 shtator.

Por edhe pse pa praninë e opozitës, maxhoranca ka hedhur për diskutim dhe më pas ka miratuar disa projektligje.

Pasi u hodh në votim, u miratua projektligji i gazit natyror, projektligji për dhënien me qera të tokave bujqësore, aderimi në marrëveshjen e Lisbonës dhe me procedurë të përshpejtuar ka kaluar projektligji për ndryshime në ligjin e gjendjes civile. Të gjithë projektligjet u miratuan me 71 vota, aq sa dhe ishte prezenca në parlament.

Projektligji aq shumë i diskutuar për “Magjistratët” nuk është hedhur në votim, pasi  kërkon shumicë të cilësuar të votave. Partia Demokratike dhe opozita në seancën e sotme nuk ishin në Parlament.

 

Fraksion.com