AktualitetKosovaTë fundit

Hoti, për vizitën e Thaçit dhe Haradinajt në New York: Veprime mish-mash të institucioneve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur “mish-mash”, vizitën e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në New York.

Hoti pas mbledhjes së grupit parlamentar me kreun e kësaj partie Isa Mustafa, tha se shkuar në Amerikë me dy agjenda nga udhëheqësit e institucioneve është e dëmshme dhe duhet të ndalet menjëherë.

Thaçi, atje do të promovojë idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të prezantohen në emër të Kosovës, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“E kemi përcjell me vëmendje, njëri përfaqësues i institucioneve të vendit, presidenti shkon për të biseduar për korrigjim kufijsh”.

“Kryeministri shkon për të biseduar për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, këto janë veprime mish-mash të institucioneve të cilat duhet të ndalen sa më parë”.

 

Fraksion.com