Radas: Tirana e vështirë, por ne jemi Skënderbeu!
Skënderbeu do të luajë të shtunën ndeshjen për javën e pestë të Kategorisë Superiore dhe përballë do të ketë Tiranën.
Skuadra korçare ka zhvilluar përgatitjet e saj për këtë përballje, të cilën Skënderbeu do ta luajë pa praninë e tifozëve. Zv/trajneri Edlir Tetova pranoi se Tirana është ekip i konsoliduar dhe se përballja është e vështirë, pa mohuar rëndësinë që ka tifozët e Skënderbeut.
Përkrah zv/trajnerit Tetova, në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Marko Radas, i cili theksoi se ajo me Tiranën, si çdo ndeshje tjetër, ka vështirësitë e veta.
Skënderbeu vjen në këtë ndeshje si skuadra që kryeson e vetme kampionatin pas 4 javëve me 10 pikë, ndërkohë që Tirana, pas fitores në fundjavën e kaluar, është ngjitur në kuotën e 5 pikëve.