Çështja e akuzave ndaj të emëruarit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh
Në Shtetet e Bashkuara, kreu i Komisionit Juridik të Senatit, republikani Chuck Grassley, i ka dhënë më tepër kohë gruas që ka akuzuar të emëruarin e Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh, për sulm seksual, që ajo të marrë një vendim në se do të dëshmojë para Senatit për këtë çështje.
Ligjvënësi Grassley e njoftoi këtë shtyrje të afatit përmes një postimi në Twitter, me një ton shfajësimi ndaj zotit Kavanaugh.
“Gjykatësi Kavanaugh ja shtyva afatin zonjës Ford, që të marrë një vendim në se dëshiron të dëshmojë para Senatit për deklaratën që ajo bëri javën e kaluar. Ajo duhet të marrë një vendim, në mënyrë që ne ta vazhdojmë procesin. Dua ta dëgjoj atë. Shpresoj që ju të më kuptoni.”
Komisioni i Senatit i kishte caktuar si afat orën 10 të mbrëmjes së të premtes, që zonja Ford të merrte një vendim, por avokatët e saj kërkuan vetëm disa minuta para afatit të së premetes, afati të shtyhej për një ditë.
Gazeta “The New York Times” njoftoi se senatori Grassley e shtyu afatin për zonjën Ford deri sot në orën 2:30, pra, pas rreth dy orësh./
Fraksion.com