AktualitetPolitikëTë fundit

Xhafaj thirrje Arta Markut: Heto Lulzim Bashen, po më shantazhon

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj deklarimeve të opozitës lidhur akuzat e tyre se kryeministri Edi Rama dhe ai kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

“Kam të drejtën institucionale e personale ti bëj publikisht thirrje ndërgjegjes profesionale të organit të prokurorisë që në këtë situatë të angazhohen seriozisht  për të marrë përgjegjësitë që ligji u takon dhe të ushtrojnë kompetencat ligjore përkatëse për të hetuar sa më shpejt mbi këto deklarime. Ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë situatë ku pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, çdokush mund të mashtrojë  publikisht, shpifë si të dojë apo akoma më keq të shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë siç është ministri i Brendshëm apo kryeministri i vendit”

Xhafaj i quajti mashtrime akuzat e opozitës se familja e tij ka lidhje direkte apo indirekte në fushën e lojrave të fatit dhe këtë e tha se e deklaronte me përgjegjësi ligjore dhe politike.

“Me përgjegjësi ligjore dhe politike personale deklaroj se çfarë këta mashtrues recidivistë kanë deklaruar për mua dhe familjen time në lidhje me pronësinë direkte apo indirekte në këto kompani, ose favorizim apo përfitime të mundshme prej meje, direkte apo indirekte qofshin, nga aktiviteti i tyre është në rastin më të mirë paaftësi për të luajtur rolin e një opozite serioze parlamentare në një vend demokratik.”

Sot në Kuvend kryeprokurorja bëri publik raportin e prokurorisë.

 

Fraksion.com