Theresa May: Asnjë zgjatje e afatit të Brexit
Në një takim në Salzburg, kryeministeja britanike u tha 27 homologëve të saj se ka prioritet mbajtjen e lidhjeve ekonomike dhe që premtimet ndaj Irlandës së Veriut të mbahen.
Britania e Madhe do të paraqesë ide të reja për kontrollet rregullatore për të adresuar bllokimin aktual irlandez.
Të enjten, liderët e tjerë të BE do të diskutojnë Brexit pa prezencën e May.
Në ditën e dytë të mbledhjes, kancelari austriak Sebastian Kurz, tha se larg deklaratave të ashpra të mediave, të dyja palët janë të vetëdijshme se do të arrijnë një zgjidhje vetëm nëse lëvizin drejt njëri-tjetrit.
Negociatat mbi kushtet e daljes në Mbretërinë e Bashkuar dhe marrëdhëniet e ardhshme janë në një fazë kritike, kur kanë mbetur vetëm gjashtë muaj para se Anglia të planifikojë të largohet më 29 mars 2019.
Në fjalën e saj, May theksoi se propozimet e saj “serioze” për bashkëpunimin e ardhshëm midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE do të siguronin një marrëdhënie të përbashkët të ngushtë.
Fraksion.com