Shqipëria: Stop eksportit të armëve në vendet e konfliktit
Shqipëria propozon ndalimin e eksportit të armëve të lehta në vendet që janë konflikt. Gjatë takimit të grupit kordinues për trafikimin e armëve të paligjshme në Ballkanin Perëndimor, ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e një strategjie të përbashkët në këtë betejë.
” Besojmë se ekziston një kombinimn faktorësh që çojnë në keqpërdorimin, trafikimin dhe tranferimin e paligjshëm të armëve. Të gjitha vendet tona të ndalojnë rreptësisht eksportin e armëve të lehta në vendet në konflikt dhe të unifikojnë qëndrimet dhe bazën legjislative.”
Nga ana e tij Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, solli në vëmendje vitin 1997, duke e cilësuar një tragjedi për Shqipërinë.
Sipas tij, shpërndarja e armëve solli dhe një rritje të kriminalitetit.
“Ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore si dhe zhvillimin e tregut të trafikut të armëve edhe nga vendi ynë. Kishim mesatarsisht 119 vrasje me armë zjarri dhe 167 plagosje të rënda me armë në një vit. Në vitet 2014-2017, këto tregues zbritën në 69 vrasje dhe 136 plagosje.”
Për më shumë se 6 orë, ekspertët kanë diskutuar në mbledhje mbi strategjitë që duhet të ndiqen në këtë fushë, ndërsa është theksuar si domosdoshmëri shkëmbimi i informacionit mes vendeve të rajonit me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar.
Fraksion.com