Rama: Videoinformacion i të punësuarve me emër dhe mbiemër
Informacionin e jep kryeministri Rama duke iu uruar mirëmëngjesin ndjekësve të tij në Facebook.
Kryeministri publikon shifrat e gjeneruara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në Qarqet kryesore në vend.
Sipas shifrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nga zyrat e punës në Qarkun e Tiranës janë punësuar 4 406 persona dhe konkretisht në Tiranë 3 932 të punësuar dhe Kavajë 474.
2933 është numri I të punësuarve në qarkun e Durrësit, ku sipas zyrave të punës, në Durrës janë punësuar 2552 persona dhe në Krujë 381.
Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 1284 persona dhe konkretisht në qytetin e Elbasanit 731, në Gramsh 246, në Librazhd 191 dhe në Peqin 116 të punësuar.
Në Qarkun e Beratit janë punësuar gjatë muajve janar-gusht 1298 persona, ku në qytetin e Beratit kemi të punësuar 666, në Kuçovë 179 dhe Skrapar 453 të punësuar.
Edhe për Qarkun e Fierit numri i të punësuarve gjatë kësaj periudhe arrin në 2300, dhe konkretisht në Fier kemi 1303 të punësuar, në Lushnje 782 dhe Mallakastër 215.
Në Qarkun e Korçës, 1721 të punësuar dhe konkretisht 934 në Korçë, në Devoll 131 Kolonjë 134 dhe Pogradec 522.
Në qarkun e Vlorës 2183 të punësuar, ku në Vlorë janë punësuar 1430 persona, në Delvinë 119 dhe në Sarandë 634.
Në Qarkun e Gjirokastrës janë punësuar 713 persona, dhe konkretisht në qytetin e Gjirokastrës kemi 367 të punësuar, në Përmet 264 dhe Tepelenë 82.
Qarku Dibër janë punësuar 597 persona, konkretisht në Dibër 150, Bulqizë 283 dhe Mat 164.
Po nga zyrat e punës edhe në Qarkun e Kukësit numri i të punësuarve arrin në 800, përkatësisht 483 të punësuar në qytetin e Kukësit, në Has 205 dhe Tropojë 112 të punësuar.
Në qarkun e Lezhës 900 të punësuar dhe konkretisht në Lezhë 488, në Kurbin 226 dhe Mirditë 186.
Në qarkun e Shkodrës janë punësuar gjatë këtyre 8 muajve 1629 të punësuar, dhe konkretisht në Shkodër 1224 në Malësinë e Madhe 233 dhe në Pukë 172.
Statusi dhe video postuar nga z Rama në Facebook:
“MIRËMËNGJES
dhe duke u thënë paraprakisht të gjithë atyre këtu, të cilët do të shajnë e do të përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) që çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë 🙂”