Policia organizon “Natën e fundit”; Arreston 29-vjeçarin për një sërë vjedhjesh
Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, grupi hetimor në policinë e Elbasanit ka zbardhur zbardhja një sërë vjedhjesh të realizuara nga i njëjti person.
• Më datë 19.09.2018, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një agjendari në pronësi të shtetasit Xh.H.
• Më datë 08.09.2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.
• Më datë 05.09.2018, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kjoskë) në pronësi të shtetasit P. S.
• Më datë 05.09.2018, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kjoskë) në pronësi të shtetasit A. I.
• Më datë 03.09.2018, në lagjen “5 Maji Elbasan”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H.F.,
• Më datë 13.08.2018, në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura: unaza, varëse, byrzylyk, disa monedha metalike, aparatet celuar.
Si dhe materialet që autori dyshohet se I ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike.një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Fraksion.com