AktualitetRajoniTë fundit

Mediet amerikane: Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi, një ide e keqe

“Washington Post” dhe “New York Times” kanë publikuar opinione dhe analiza lidhur me propozimin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Mediat prestigjoze amerikane, siç transmeton abcnews, theksojnë faktin se kjo është një ide shumë e keqe.

Propozimi për rishikimin e kufijve dhe ndarja e tij në linja etnike mes Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallur mjaft interesim tek mediat prestigjoze ndërkombëtare. Pas “Foreign Policy”, edhe “Washington Post” dhe “New York Times” kanë publikuar analizat e tyre lidhur me këtë temë. Shkrimet janë thuajse të përafërta dhe japin një mesazh shumë të fortë dhe të qartë: rishikimi i kufijve është një ide shumë e keqe. “Ajo që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i referohet si “Korrigjim kufiri” mund të nxisë nacionalistët në këtë pjesë të Evropës që të kërkojnë ndryshime të ngjashme. Ajo mund të shërbejë si inspirim destruktiv për Kroacinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë, ku lëvizjet nacionaliste dhe disa prej liderëve që dëshirojnë që vendet e tyre të jenë etnikisht homogjene”, shkruan në analizën për “Washinton Post” Judy Dempsey.

Medisa prestigjoze amerikane raporton edhe faktin që kancelarja gjermane, Angela Merkel është kundër këtij shkëmbimi territori. Megjithatë nënvizon edhe faktin e çuditshëm që SHBA nuk pajtohet me pikëpamjen e Merkel. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka agjendën e tij pas shkëmbimit territorial. Ai asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, të cilën e shpalli më 2008.

“Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – veçanërisht Spanja dhe Greqia, që nuk e njohin Kosovën si të pavarur. (Spanja ka frikë implikimet për kërkesat e katalanasve për pavarësi dhe Greqia është përkrahës prej kohësh i Serbisë). Por Vuçiç në anën tjetër synon që vendin e tij ta bëjë pjesë të BE-së. Ai mund ta bëjë këtë vetëm nëse Serbia njeh Kosovën”, thekson “Washington Post”. Dhe prandaj beson se mund ta zbusë situatën me një shkëmbim territorial.

Nga ana tjetër, “Neë York Times”, shkruan për faktin se propozimi për korrigjimin e kufijve ka ngjallur frikë tek popullsia, si shqiptare ashtu edhe serbe në Kosovë. Prej shumë kohësh analistë të shumtë, por edhe krerë shtetesh kanë paralajmëruar Prishtinën dhe Beogradin se një ndryshim i mundshëm kufijsh do të nxiste rikthimin e luftërave të vjetra në Ballkan.

 

Fraksion.com