AktualitetRajoniTë fundit

Maqedoni: Ahmeti takoi Robertsonin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ish Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Lordin Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATO-s në vitin 2001 në Maqedoni, Gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner.

Me këtë rast, Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakontë të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni në arritjen në prag të anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ahmeti dhe Lordi Robertson u dakorduan që vendimi i 30 shtatorit është historik dhe shansi i gjeneratës tonë për ta siguruar të ardhmen e rinisë është tani ose kurrë. Ne jemi të përkushtuar për sukses sepse integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është prioritet absolut i të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe sjell paqe, siguri e stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në komunikatën e BDI-së./koha.mk

 

Fraksion.com