AktualitetTë fundit

Klosi: Kreu i SHISH? Ja pse Meta nuk e dekreton

Presidenti Ilir Meta prej muajsh është duke zvarritur emërimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Fatos Klosi thotë se një lëvizje e tillë mund të bëhet për shkak të këshilltarit të sigurisë së presidentit, Bahri Shaqiri.

Ky i fundit ka qenë kreu i SHISH më parë, por më pas u emërua këshilltar sigurie në Presidencë.

Fatos Klosi lë të nënkuptohet duket folur për Sot, se arsyeja pse Meta nuk dekreton Helidon Bendon është sepse në krye të SHISH kërkon të vërë sërish Bahri Shaqirin.

“Unë nuk do të doja të ketë përplasje.

Mendoj që është gabim të thuash që të ketë dhe unë preferoj që të mos ketë.

Nuk ka ndonjë propozim konkret, është herët akoma.

Kreun e SHISH nuk e dekreton sepse ka arsyet e veta.

Ai ka një këshilltar sigurie që e njeh shumë mirë kreun e SHISH, kjo është arsyeja besoj.

Këshilltari i tij ka qenë shef i SHIK-ut deri para pak vitesh, kështu që mund të ketë ndonjë arsye objektive”, tha Fatos Klosi.

 

Fraksion.com