Life StyleTë fundit

Këto janë sekretet e grave që duken 15 vite më të reja në moshë, pa bërë asnjë ndërhyrje

Kur shihni garderobën tuaj ndiheni sikur çdo veshje ju bën të rriteni në moshë?!

Rosie McKay, stilistja e disa personazheve të njohur na ka dhënë disa këshilla se si mund te rregullojmë këtë “problem”

1-Zgjidhni ngjyrat me zgjuarsi:

Sipas Rosiet është e rëndësishme që të keni pjesë të dollapit tuaj ngjyra neutrale si: Bezha, kafja, grija, e zeza etj të cilat nuk dalin asnjëherë nga moda dhe mund të kombinohen shumë thjeshtë.

2-Mundohuni të përdorni linja të thjeshta:

Sa më minimalistë në prerjet e fustaneve apo të veshjeve të tjera. Në këtë mënyrë nuk do të gaboheni asnjëherë.

3-Përzgjidhni printet e duhura:

Këtë kohë mund të zgjidhni përdorimin e pikave, leopardit, gjarprit dhe vijave. Mos harroni detajin e një këpuce dhe cante të bukur.

4-“Zhytuni në mëndafsh”:

Nuk duhet të mungojë asnjëherë në dollap, mëndafshi! Një fustan i thjeshtë mendafshi si në vitet 90 do t’ju bëjë të dukeni të mrekullueshme.

5-Tentoni të provoni pantallonat e lëkurës:

Stilistja rekomandon që dhe nqs nuk I kishit menduar më parë, pantallonat e lëkurës do t’ju bëni të ndiheni më “cool”.