Life StyleTë fundit

Dafina Zeqiri filmohet duke kërcyer e zhveshur

E rikthyer në tregun muzikor  shqiptar e me një aktivitet bukur të shtuar, Dafina Zeqiri bën që çdo ditë të përflitet për diçka.

E gjendur në fokus të medieve rozë, bukuroshja kosovare e shfaqi edhe një pasion të sajin të madh i cili është kërcimi.

Së fundmi ajo publikoi një video në rrjetin e saj social  Instagram duke kërcyer. Mirëpo ajo e cila nuk kaloi pa u përfolur ishte fakti që Dafina ishte e zhveshur në pjesën e sipërme, shkruan Kosova.info.

Falë palestrës të cilën nuk e lë anash tash e sa vite, duket që trupi i saj është mjaft në formë.

Mirëpo video që e publikoi nuk vonoi shumë dhe duket se Dafina u bë pishman dhe e fshiu atë.

Mirëpo faqet në Instagram pavarësisht se ajo video u fshi shumë shpejt, arritën që ta marrin dhe ta shpërndajnë.

Ajo përveç faktit që vallëzonte e zhveshur u pa edhe dukë bërë disa lëvizje shumë seksuale e pastaj edhe “twerk”.

 

Fraksion.com