AktualitetTë fundit

Beteja për Teatrin: Qytetarët protestojnë jashtë Kuvendit

Ndërsa Kuvendi mblidhet për të votuar ligjin për Teatrin, jashtë Aleanca në mbrojtje të Teatrit po proteston.

Sazan Guri i bëri thirrje maxhorancës të mos votojë prishjen e teatrit kombëtar.

“Sot nis një epoke e re por e shtrembër. Nuk do donim ti lejonim luksin kryeministrin të bëjë atë që i bëri kuksianëve, duke i vënë në gjumë. Nuk mund të vendosen kundra interesave publike. Dua ti bëj thirrje opozitës të lënë Sazan, Karaburun Vlorë por të ndodhen sot këtu për të kundërshtuar ligjin. Ju parlamentarë mblidhni mendjen.”

 

Ndërsa maxhoranca pritet të votojë sot në Kuvend ligjin për Teatrin e Ri. Socialistët kanë pranuar dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit, duke bërë disa ndryshime, më e rendësishme është ajo e hapjes së garës për këtë projekt.

Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për teatrin e ri.

Opozita vijon marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin dhe sot do të zhvendosë takimin e saj në Vlorë. Megjithatë në seancën e sotme plenare do të marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo.

Siç bëjnë me dije burime nga LSI, ata do jenë vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare.

 

Fraksion.com