AktualitetPolitikëTë fundit

Basha nga Vlora, akuzon Ramën dhe maxhorancën: U kapën në flagrancë

Paralelisht me seancën plenare në Tiranë, opozita  është mbledhur në Vlorë prej nga ku denoncoi aktin e vjedhjes së pronës publike me ligjin e Teatrit të ri.

Me Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin në krah, Lulzim Basha, tha se mazhoranca u kap në akt vjedhje me ligjin e Teatrit.

Ndërsa ne jemi mbledhur në këtë sallë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një maxhorancë e korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë 300 vjeçare të Europës. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një luftë delesh u kapën në flagrancë në një akt vjedhje për grabitjen e pronës publike.”

Kjo është tryeza e katërt e vendimeve të opozitës.

 

Fraksion.com