Arrestohet avokatja Donata Lepenica, dyshohet për korrupsion
Nën dyshimin se ka ndërhyrë tek një prokuror i Prokurorisë së Tiranës, policia e kryeqytetit ka arrestuar paraditen e së enjtes avokaten Donata Lepenica.
Arrestimi është në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku burime për Top Channel kanë bërë me dije se javën e kaluar ky institucion ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në Prokurorinë e Tiranës.
Mësohet se nën hetim është edhe Prokurori i Tiranës, me inicialet P.H.
Fraksion.com