Vjedhje me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet “truri” i bandës shqiptare në Greqi
Një 59 vjeçar me origjinë shqiptare i konsideruar si “truri” i një prej bandave më të mëdha të plaçkitjeve të armatosura dhe vjedhjeve në rajonin e Atikës në Greqi, ka përfunduar në pranga.
Shqiptari ishte në kërkim prej një viti e gjysmë, kur nisi çmontimi i grupit kriminal, duke arrestuar fillimisht një 22 vjeçar shqiptar në fushën e Agios Dimitrios.
Shqiptari akuzohet për një sërë veprash penale, si tentativë vrasje, krijimit të një organizate kriminale, grabitje, përdorimin e armëve të zjarrit, etj.
Grupi kriminal kishte arritur të fitonte më shumë se 1 milion euro nga grabitjet. Karakteristikë e veprimit të tyre është fakti se banda lëvizte me makina të vjedhura. Ata kujdeseshin veçanërisht për të mos lënë gjurmët e gishtërinjve në makina.
Fraksion.com