Vasili: Votimi i ligjit të arnuar për Teatrin do shpërbëjë parlamentin
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se miratimi i ligjit për teatrin do të thotë shpërbërje e Parlamentit.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vasili tha se qëndrimi i opozitës për këtë çështje është i prerë, duke e konsideruar si antikushtetues.
“ Opozita ka një qëndrim të qartë dhe të paekuivok për çështjen e teatrit. Çështja e teratrit që nga fillimi deri në fund, në të gjitha etapat dhe me finalizimin në Kuvend, e ka vënë vendin përpara situatës së çbërjes së parlamentit. Pasi parlamenti, një komision parlamentar i caktuar me urdhër të kryeministrit ka vendosur të çojë në sallë ligjin më të paligjshëm në botë, që të miratojë dekretin e Presidentit dhe të bëjë disa ndryshime në ligj. Këta në mënyrën më antikushtetuese në botë, në vend të miratojnë dekratin dhe të thonë Po apo Jo, thonë ne gjejmë sebep për ta ndryshuar ligjin.
Sot i jemi derejtuar me shkrim kryetarit të Parlamentit që mos ndërmarri hapin e shpërbërjes së Parlamentit, pasi futja e një ligji të tillë do të thotë që parlamenti nuk është më institucioni që vepron me kushtetutë por vepron sipas urdhërave të mazhorancës. ”
Në lidhje me vetingun e politikanëve, Vasili tha se në fillim duhet rënë dakord nëse pranohet ky proces apo jo, më pas flitet për mekanizmin që do ta bëjë këtë proces.
“Duhet të biem dakord që duhet të ketë veting të politikës, duhet ta miratojmë me kushtetutë këtë gjë. I kërkojmë mazhorancës që nëse ka vetëdijen për ta pastruar Shqipërinë, në radhë të parë duhet të pastrohen ata që marrin vendime, që janë politikanët . Gjetëm instrumenta për dekriminalizimin që nxorëm 333 zyrtarë të lartë nga zyrat?! E gjetëm mekanizmin, kështu që ka edhe për këtë mekanizëm. Por përpara se të flasim për mekanizëm duhe t’i themi jemi dakord ti japim rrugë vetingut, po apo jo”./Oranews
Fraksion.com