Rama: Kalimi nga 3D në realitetin e qytetit të Pogradecit (Video)
Pas 20 vitesh të një situate tejet problematike, qeveria investoi për rikonstruksionin e aksit që përshkon qytetin e Pogradecit deri në krye të Qafë Plloçës.
Kryeministri Edi Rama ka postuar përmes rrjetit social “Facebook” videon e ndryshimit që ka pësuar ky aks rrugor në qytetine Pogradecit.
Investimi i kryer arrin në vlerën e 1.4 milion euro dhe përfshin një segment me gjatësi totale prej 5.5 kilometrash në unazën e qytetit që përkon dhe me rrugën nacionale. Ndërkaq, në aksin nga dalja e Pogradecit deri në krye të Qafës së Plloçës është investuar për punimet e tapetit asfaltik, punime në kanalet e kullimit të ujërave të shiut dhe elementët e plotë të sigurisë rrugore.
Statusi i z Rama në Facebook:
“MIRËMËNGJES
dhe me kalimin nga 3D në realitetin përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës, ku u investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike, ju uroj një ditë të mbarë.”