Motrat binjake lindin djemtë në të njëjtën ditë e në të njëjtin spital
Pak më shumë se 9 muaj më parë, ëndërra e madhe e motrave binjake Jalynne April Craëford dhe Janelle Ann Leopoldo u bë realitet.
Ato kuptuan se ishin të dyja shtatzënë dhe gjinia e fëmijëve ishte djalë.
Jalynne jeton në Arizona me burrin e saj Brandon Michael Craëford. Ndërsa Janelle jeton në Kaliforni me bashkëshortin e saj Jason Sergio Leopoldo. Çiftet u takuan për herë të parë në UCLA në vitin 2005 kur ata ishin të gjithë studentë atletike.
Dhe motrat dëshironin që edhe foshnjet e tyre të lindnin në të njëjtën ditë.
Ndaj ato pyetën mjekun nëse kjo gjë ishin e mundur.
Dhe kjo dëshirë e tyre mund të bëhej realitet pasi fëmijët kishin vetëm 1 javë diferencë nga njëri-tjetri.
Janelle dhe familja e saj mblodhën gjërat dhe u zhvendosën në Arizona gjashtë javë para datës së tyre të lindjes.
Në muajin e 39-të të shtatzanisë motrat binjake lindën djemtë në të njëjtin spital dhe në të njëjtën kohë.
Jalynne mirëpriti në jetë djalin Bryson Ryder dhe Janelle lindi djalin Jace Alan.
Dhe djemtë 3 muajsh duke se janë shokë të ngushtë tani.
Jalynne ka tashmë katër fëmijë ndërsa Janelle dy.