Librazhd, 24 vjeçari vdes në punë; Arrestohen 3 persona
Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë jë aksidenti në punë.
Policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar informon se janë arrestuar administratori i firmës, drejtuesi teknik dhe një punëtor.
Të arrestuarit janë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec, Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor), dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec,” informoi policia e Librazhdit
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.
Fraksion.com