AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë-Serbi, Gjermania “skeptike” për korrigjimin e kufijve

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas rikonfirmoi sot qëndrimin e shtetit të tij kundër idesë së “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Berlini “mbetet skepktik” ndaj një zgjidhjeje të tillë. “Javët e shkuara kemi zhvilluar biseda të ndryshme dhe shpesh është thënë se ekziston frika e një efekti domino. Një frikë që e kemi percpetuar dhe kjo do të luaj rol. Ne – shtoi ministri gjerman – jemi skeptikë dhe diskret në këtë pikë”.

Sipas shefit të diplomacisë gjermane, çështja “duhet të zgjidhet në një mënyrë të tillë që të mos krijohen problem të tjera shtesë përvec atyre ekzituese. Nëse korrigjimi i kufijve do të ofrohet si zgjidhje, ne jemi skepktikë dhe të përmbajtur”, theksoi ai. Thuajse që në nisje të debatit mbi idenë e një korrigjimi të kufijve apo të “shkëmbimit të territoreve”, mes Kosovës dhe Serbisë, Gjermania është pozicionuar kundër. Kancelarja gjermane Angela Merkel, mëse një herë është shprehur se “një marrëveshje e mundshme për ndryshimin e kufirit mund të kishte pasoja në pjesët tjera të rajonit”.

 

Fraksion.com