Gazmend Oketa,braktis politikën: Nuk përfaqësohet interesi publik, u deformua sistemi
Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, deputet i PD për Qarkun e Durrësit, mori një vendim të rëndësishëm duke u tërhequr nga politika.
Oketa u shpreh se prej vitit 2008 sistemi politik është deformuar dhe nuk përfaqëson interesin publik.
“Vendimin për t’u larguar nga politika e kam marr më herët, por së fundmi është bërë publik. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, unë preferova të tërhiqesha nga politika. Ka vite që i gjithë sistemi po deformohet. Ka kohë që ka filluar deformimi i përfaqësimit të interesit publik. Me ndryshimin e kodit zgjedhor në vitin 2008, me kalimin nga një sistem mazhoritar i miksuar, kalimi në lista të mbyllura partiake. Hoqi mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, si dhe bëri që përfaqësuesit e politikës të zgjedhin një rrugë për ta pasur mirë me kryetarin e partisë përkatëse”, u shpreh Oketa.
Fraksion.com