Thaçi: Korrigjimi i kufijve, zgjidhja e vetme. Nuk e detyrojmë dot Serbinë të njohë Kosovën
Presidenti, Hashim Thaçi, nuk tërhiqet nga propozimi i tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.
Në një konferencëtë posaçme për mediat, Kreu i Shtetit të Kosovës deklaroi prerazi se Serbinë nuk mund ta detyrojnë të njohë Kosovën dhe se zgjidhja vjen vetëm përmes një kompromisi mes dy shteteve.
” Marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. Dikush mund të thotë se Kosova ka bërë kompromise mjaftueshëm, pajtohem.Të tjerë thonë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, pajtohem menjëherë plotësisht. Por sot një gjë të tillë Serbia nuk po e bën. Për fat të keq me gjithë përpjekjet maksimale, Serbinë nuk po mund ta bindin ta njohë Kosovën as BE dhe asnjë shtet anëtar i BE veç e veç dhe as SHBA. Dikush mendon se Rusia do të heqë veton për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, as kjo nuk po ndodh dhe as shoh përpjekje që dikush mund ta bindë. Heqja e vetos ruse nga KS nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi. Për të arritur këtë qëllim kam propozuar obsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë.”
Fraksion.com