Ministri i Jashtëm: Turqia shpreson se nuk do të derdhet më gjak në Siri
Turqia shpreson për stabilitet në Siri dhe nuk kërkon që të derdhet më shumë gjak, tha ministri i Jashtëm turk të martën, një ditë pasi Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje mbi Sirinë.
Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin i Rusisë njoftuan të hënën se trupat ruse dhe turke do të zbatojnë një zonë të re të çmilitarizuar në rajonin e Idlibit nga i cili do të kërkohet që rebelët “radikalë” të tërhiqen nga mesi i muajit të ardhshëm.
Fraksion.com