AktualitetKosovaTë fundit

Kosovë: VV protestë më 29 shtator; Fton qytetarët për pjesëmarrje

Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se më 29 shtator, e shtunë, do të organizohet protestë paqësore në sheshin e Prishtinës, prej orës 14:00. Sipas Kurtit, situata politike dhe gjendja ekonomike në vend është e rëndë. Ai thotë se pushteti në Kosovë e ka braktisur shtetndërtimin.

“Situata politike është e rëndë sidomos nga ndërmarrja presidentit për dialog të ri me homolun e tij serb pa mandat nga Kuvendit, pa mandat për dialogun, për parashikim e tij të dhimshëm gjatë sjikimit të korigjimit të kufijve”.

Ai e përsëriti mendimin e tij për presidentin, për të cilin tha se nuk ka as legjitimitet, as kompetencë, as kredibilitet. “Kjo duhet ndaluar. Ky president nuk ka as legjitimitet, as kompetencë, as kredibilitet”.

“Edhe gjendja ekonomike është e rëndë. Pushteti në Kosovë e ka braktisur shtetndërtimin”.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët, anëtarët e të gjitha partive dhe organizatave të bashkohen në protestën e organizuar më 29 shtator.

“VV thërret protestë paqësore në ora 14:00 me 29 shtator, e shtunë. I ftojmë qytetarët, anëtarët e të gjitha partive e organizatave”.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin e VV-së me LDK-në për protestë, Kurti tha se përshtypja e tij është që LDK-ja më shumë ka interesim, sesa gatishmëri. “Kemi pasë kontakt me LDK-në, dhe përshtypja ime është që ata kanë më shumë interesim sesa gatishmëri. Çdo ditë që kalon aq më shumë do binden se këto protesta do jenë të domosdoshme”.

I pyetur për deklarimet e presidentit për bashkimin e Luginës me Kosovën, Kurti tha se Thaçi po i mashtron qytetarët e kësaj pjese. “Jo vetëm që nuk i besojmë dhe se është mashtrim i madh. Nuk lejojmë që Kosova të ndahet. E respektojmë parimin e reciprocitetit të të drejtave dhe e pranojmë dhe e duam referendumin e vitit 1992 në Luginë, por mos të shikohet vetëm teksti, por edhe konteksti. Ky president ka folur për kompromis të dhimbshëm. Për shumë vite i ka mashtruar qytetarët e Kosovës, e tash po i mashtron ata të Kosovës Lindore. S’duhet të ketë pazare territoresh thuajse i kanë të vetat”.

Sipas Kurtit, Thaçi po luan lojëra të rrezikshme për vendin duke “zëvendësuar Gjermaninë me Rusinë në politikën e jashtme të Kosovës”.

“Qytetarët e Luginës duhet të jenë vigjilentë e të vlerësojnë në bazë të veprave të reja e jo rrenave të vjetra. Po e konteston shtetësinë sepse po i bie se nuk është dashur të shpallej e pavarur me këta ‘kufij të gabuar’. Po e zëvendëson me politikën e jashtme Gjermaninë dhe Rusinë. SHBA ka qenë është dhe do të jetë në Kosovë e me Kosovën, por aventura personale e tij po e zëvendëson Gjermaninë me Rusinë. Ky s’kërkon më takim me Merkelin, por me Putinin. Nuk takon më zyrtarët e Gjermanisë, por takon Medvedevin. E ka shndërruar politikën e jashtme në një biçikletë fëmijësh që mund ta sjellësh në mënyrë rapide”, tha Kurti.

 

Fraksion.com