AktualitetBota+Të fundit

Kina: SHBA-ja nuk ka qenë e sinqertë, për të zgjidhur çështjen e tregtisë

Ministria e Jashtme e Kinës tha të martën se bisedimet mbi një nivel të barabartë, janë mënyra e vetme korrekte për të zgjidhur çështjet tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump imponoi 10 përqind tarifat në rreth 200 miliardë dollarë importesh kinezë.

“Veprimet e tanishme tregtare unilaterale të Shteteve të Bashkuara nuk mund të pranohen nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të sinqertë”, tha zëdhënësi i ministrisë Geng Shuang në një konferencë të përditshme për shtyp.

 

Fraksion.com