Donald Lu niset drejt Kirgistanit: Ambasada amerikane i uron rrugë të mbarë
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu, i cili përfundoi mandatin e tij.
Teksa qëndroi për 4 vite në Shqipëri me misionin e tij ambasadori Donald Lu do të vijojë karrierën diplomatike si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kirgistan. “Rrugë të mbarë, Ambasador Lu!”, shkruhet përkrah fotos-karikaturë që ka zgjedhur ambasada.
Donald Lu do të mbahet mend si ambasadori, i cili përmendi emra personash me rrezikshmëri të lartë si Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit, por edhe emra të tjerë dhe grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri. Ambasadori Lu do të zëvendësohet nga Kathleen A. Kavalec