AktualitetTë fundit

Viti i ri shkollor: 480 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës

480 mijë nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme nisën sot vitin e ri shkollor.

Ministria e arsimit deklaroi se programet mësimore janë më të lehtësuara, larg metodave të vjetra.

Afro 32 mijë fëmijë shkojnë në shkollë për herë të parë, ndërsa 39 mijë maturantë në gjimnaze do të provojnë maturën e re, e cila, sipas ministrisë, është e lidhur me Universitetin dhe tregun e punës.

Këtë vit shkollor, deklaroi ministria, u ndanë libra falas nga klasa e parë në të katërtën për afro 190 mijë fëmijë, ndërsa nxënësit nga klasa e 5 në klasën e 12, do të vazhdojnë të paguajnë për tekstet shkollore.

 

Fraksion.com