Rama s’i shkoi në ekspozitë, Greg Rama kujton shprehjen e Metës: “Me qetësi dhe dashuri”
Kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm në hapjen e ekspozitës së parë personale të djalit të tij, Greg, “Fidem” (Besim) më 13 shtator edhe pse ftesa e parë i është drejtuar atij.
Në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus Greg Rama tregon se shkak i mungesës së të atit kanë qenë angazhimet politike dhe duke qeshur përmend batutën e njohur të Ilir Metës në kohën kur ishte kryetar i Parlamentit dhe kryetari i LSI-se, “me qetësi e dashuri”
Pjesë nga intervista
-Në ekzpozitën tënde Edi Rama nuk ishte ndoshta edhe për shkak të angazhimeve politike. Je konsultuar me te ?
Ftesa e parë që kam çuar ka qenë babit.
-Ishte ftesë me zarf apo me gojë?
Ishte një ftesë në “WhatsApp”. Nuk e çova me zarf sepse e kisha me padurim që ta coja me zarf. Ai nuk erdhi se kishte një angazhim politik, por siç e thamë dhe më sipër unë besoj se ai do vije .
-Ekspozita e parë personale do doje që të ishte?
Do ishte akoma më mirë që të ishte. Por si ta them “me qetësi dhe dashuri”…
Raporti i Greg Rames me te emen
–Të vjen keq që ti ke punuar gjatë, është arti jot, është mundi jot. Të vjen keq qe themi Gregu djali i kryeminsitrit. Ndikohemi nga pjesa pas?
A më vjen keq! Jo, jo. Për mua do të jetë një arritje, do të jetë një sukses, më vete, kur të vijë ajo ditë e të thonë: e shikoni atë aty, ai ëshë babi i Gregut!
-Sa mire. më pelqeu shumë kjo.
Është e vështirë, por jo e pamundur. Unë kam besim.
-Do më tregosh pak për raportin me maman tënde ?
Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!
-Konsultohesh me të?
Sigurisht që konsultohem. Mami është shumë paqësore dhe shumë motivuese. Madje ka qenë ajo që në fillim, kur unë kam qenë i vogël, kur isha fëmijë 2 vjeç, ajo u pati thënë njerëzve që Gregu do të bëhet artist. Ndërkohë që unë u rrita, unë nuk e kisha fare qëllim që të merresha me art me thënë të drejtën. Por pastaj si duket, ndjeva adrenalinën të atillë aq sa nisa të merrem me këtë punë.
-Të ka stimuluar për t’u marrë me artin?
Po më ka stimuluar shumë!
Marredheniet me Zahon
-Do më tregosh dhe pak për marrëdhënien me Zaon?
E kam pikë të dobët! E kam pikë të dobët! Është një fat i madh që ai erdhi në jetë.
-E kam parë herë pas here që shkon ne galeri apo muze . Ka ardhur ? e ka parë ekspozitën?
S’ka ardhur akoma pasi ishte bashkë me babin në Amerikë. Kur te vije , do ta marr me vete do t’i mbyll dyert edhe dua që ai ta shikojë këtë ekspozitë vetëm për vete.
Është i interesuar mbi jetën tënde se çfarë bën? Është kjo marrëdhënia intime mes vëllezërve pavarsisht se diferenca në moshë është e konsiderueshme?
Sigurisht. Ai është një djalë shumë inteligjent. Madje çdo ditë që kalon ai duket se bëhet më inteligjent. Është shumë i vëmendshëm, i dashur, shumë i qetë. Tani nuk dua të ndikohem nga marrëdhënia ime apo dashuria ime për atë, por mua më duket një nga djemtë më inteligjent për moshën që ka. Mbase edhe ngaqë e dua shumë.
Fraksion.com