AktualitetTë fundit

Prokuroria: Gjyqtari Miri të dënohet me 4 vjet burg, t’i kthehet shumica e pasurisë

Prokuroria ka dhënë pretencën me 4 vjet burg dhe 3 vjet heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit për gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri.

Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e një vlere prej 30 mijë eurosh, ndërsa pjesa tjetër t’i kthehet gjyqtarit. “Shkëlqim Mirit duhet t’i kthehen 144 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 96 mijë lekë.

Në muajin korrik, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri për gjykim të shkurtuar.

Gjyqtari akuzohet për korrupsion pasiv.

 

Fraksion.com