AktualitetRajoniTë fundit

James Mattis mbrrin në Shkup

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka mbrritur sot në  Shkup.

Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Vizita e Sekretarit Mattis vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare, në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të shtetit njëherësh, zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Mattis ka paralajmëruar se do ta vizitojë Maqedoninë për të shprehur mbështetje të qartë për referendumin duke shprehur shqetësimin e tij “se Rusia mund të tentojë të ndërhyjë në këtë proces”.

 

Fraksion.com