Akuzat për dhunë seksuale: Kandidati i Trump për Gjykatën Supreme i mohon
Gruaja që akuzon për sulm seksual të nominuarin e Donald Trump në krye të Gjykatës Supreme të SHBA, Brett Kavanaugh, e ka bërë publik identitetin e saj.
Tani, pjesëtarë të lartë të Komisionit të Ligjeve në senat pritet të flasin si me të, ashtu edhe me zonjën Ford. I përzgjedhuri i shefit të Shtëpisë së Bardhë për postin e rëndësishëm të cilin do ta mbaje për gjithë jetën u mor në pyetje gjatë katër ditëve të seancave dëgjimore në këtë komision, dhe ky proces tashmë është i plotë. Të enjten do të votohet nëse propozimi i komisionit do të shkojë për votim në senat.
Por nisur nga situata, ashtu siç pritej, demokratet reaguan dhe përmes liderit të tyre ne dhomën e lartë të parlamentit, Chuck Shummer kërkuan shtyrjen e votimit me argumentin se mbajtja e tij do të përbente një “fyerje” ndaj grave amerikane.
“Këto janë akuza shumë serioze, të besueshme dhe të hetuara tërësisht”, u shpreh Schume, -“Për një kohë të gjatë, shtoi ai, kur gratë kanë folur për abuzime, zërat e tyre janë injoruar. E në këtë rast, kjo nuk duhet të ndodhë kurrsesi, sepse është ne loje dhe integriteti i Gjykatës Supreme”.
Ford ka sqaruar se kur ndodhi incidenti gjatë një feste, ajo ishte 15 vjeç dhe Kavanugh 17. Ai duket ka qenë i dehur. Gruaja pretendon se ka dashur të bërtasë dhe atëherë Kavanough i ka mbyllur gojën me dorë, në një mënyrë që sipas saj edhe mund ta vriste padashje, por siç rrëfen dhe vete, fatmirësisht ka arritur të largohet.
Fraksion.com