AktualitetBota+Të fundit

Aktivisti kundër Kremlinit trajtohet në Berlin

Një aktivist kundër Kremlinit po trajtohet në një spital në Berlin lidhur me atë që grupi muzikor “Pussy Riot” e ka cilësuar si helmim.

Publikuesi i një rrjeti rus lajmesh në internet që kritikon qeverinë ruse, Pyotr Verzilov, njoftohet se të martën humbi shikimin, dëgjimin dhe aftësinë për ecur, pas një seance gjyqësore.

Zoti Verzilov u trajtua javën e shkuar në një spital të Moskës, por mbrëmjen e së shtunës u dërgua në Gjermani nga Fondacioni “Kinemaja për Paqen”, që prej shumë kohësh mbështet aktivitetin anti-Kremlinit dhe të grupit muzikor “Pussy Riot”.

Gruaja e tij, Nadezhda Tolokonnikova, anëtare e grupit, i tha gazetës gjermane “Bild” se ajo beson se bashkëshorti i saj ishte helmuar. Një tjetër pjesëtare e grupit, Veronika Nikulshina, i tha një faqeje ruse në internet se padyshim që ai ishte helmuar.

Ai humbi ekuilibrin dhe ra të martën pas një dënimi 15 ditor me tre pjestare të grupit muzikor “Pussy Riot” pasi ato ishin futur në fushën e futbollit gjatë finales së Botërorit në muajin korrik për të tërhequr vëmendje mbi abuzimet policore në Rusi.

 

Fraksion.com