SportTë fundit

Zhbllokohet Ronaldo, Juventusi në avantazh ndaj Sassuolës

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë me fanellën e Juventusit. Yllit portugez i kanë mjaftuar 320 minuta për të gjetur golin me fanellën bardhezi, me 5 herë fituesin e Topit të Artë që shënoi në minutën e 50-të përballë Sassuolës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Seria A, ish-ylli i Realit të Madridit përfitoi nga një pasiguri të portierit dhe mbrojtësit mik dhe me portën e boshatisur e kishte të lehta ta dërgonte sferën në fundin e rrjetës.

Ky është goli i parë i ndeshjes, me Juventusit që nëse ia del të mposht dhe Sassuolën do të shkonte me moralin e lartë në duelin e Champions League, pasi ka kompletuar një “poker” fitores në 4 javët e para.

Më poshtë video e golit:

 

Fraksion.com