AktualitetTë fundit

Prokurori: Grupet shqiptare veprojnë në pozita të barabarta me mafian italiane

Grupet shqiptare po fuqizohen përherë e më shumë në Itali. Ko konfirmohet edhe nga analizat e kryera nga institucionet ligjzbatuese të Italisë.

Bandat shqiptare dhe ato nigeriane vlerësohen ndër më të fortat sa i takon atyre të huajave.

“Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë ndër më të pranishmet në territorin Italian, mbi të cilët hetojmë me imtësi”, thotë Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero de Raho në komunën Casal di Principe, në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’

“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona. Mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale”, tha ai.

Ai deklaroi se një aktivitet i ri që po fuqizohet së tepërmi është kontrabanda e cigareve.

 

Fraksion.com